Cila është lidhja mes COVID-19 dhe mpiksjes së gjakut?

0
109

Ekspertët në mbarë botën janë akoma në fazën e të kuptuarit dhe analizuarit të ndikimit të virusit COVID-19 në organizëm.

Përveç simptomave të mësuara deri më tani, ekspertët janë të shqetësuar për shfaqjen e një problemi tjetër që shkakton COVID-19 dhe bëhet fjalë për mpiksjen e gjakut.

Ky problem është gjithnjë e në rritje në mesin e personave të shtruar në spital me simptoma të rënduara.

Nga ana tjetër, nuk është e qartë nëse ndodh edhe në mesin e njerëzve që kanë simptoma të lehta dhe nuk kanë nevojë të shtrohen në spital.

Përse Është Mpiksja e Gjakut Kaq e Rrezikshme?

Kur gjaku mpikset ai kalon nga një gjendje e lëngshme në një trajtë më të trashë dhe thuajse xhelatinoze.

Mpiksja është mënyra e organizmit për të ndaluar gjakderdhjen, por nëse një sasi e gjakut të mpiksur shkëputet dhe rrugëton nëpërmjet gjakut, atëherë qarkullimi i tij në organe ndërpritet dhe shkakton probleme.

Në rastin e mushkërive, shkakton embolizëm pulmonar dhe në rastin e trurit, ishemi.

Cila Është Lidhja Mes COVID-19 dhe Mpiksjes së Gjakut

Një studim i kryer në Amsterdam ka zbuluar se një e treta e njerëzve të shtruar në spital me simptoma të rënda të COVID-19, pësuan komplikacione në shëndet si pasojë e mpiksjes së gjakut.

Në shumicën e rasteve, kjo u vu re në zonën e këmbëve, kryesisht për faktin se pacientët qëndrojnë shtrirë për shumë gjatë dhe gjaku lëviz më ngadalë në  zonën e gjymtyrëve.

Medikamentet për hollimin e gjakut ulin këtë rrezik, por nga ana tjetër ato rrisin rrezikun e gjakderdhjes, që do të thotë se ato nuk janë alternativa ideale për pacientët që përballen me rrezik të lartë.

Një mënyrë për të penguar mpiksjen e gjakut në këmbë, është veshja e çorapeve të ngushta që kanë si qëllim lejimin e qarkullimit të patrazuar të gjakut në këmbë.

Një mënyrë tjetër krejt e lehtë është lëvizja.

Lëvizni sa më shumë dhe nëse ju duhet të qëndroni shtrirë kujdesuni që t’i shtendosni këmbët sa më shumë që gjaku të qarkullojë siç duhet.

Nëse vëreni që keni enjtje të gishtave dhe këmbëve, konsultohuni menjëherë me mjekun./AgroWeb.org

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here