Cristiano Ronaldo është shpallur kampion i Serie A.
Tri pikët e fituara kundër Sampdorias kanë bërë që Juventus zyrtarisht të jetë kampion për herën e 9-të radhazi në futbollin elitar italian.
Ky titull erdhi në një kohë shumë të vështirë dhe mund të konsiderohet si titull special, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.
“E kryer! Kampionë të Italisë. I kënaqur për titullin e dytë radhazi dhe kontributin në bërjen e historisë me këtë klub të madh”, ka shkruar Ronaldo në ‘Instagram’.
“Ky titull i dedikohet të gjithë tifozëve të Juventus, në veçanti atyre që kanë vuajtur dhe janë duke vuajtur nga pandemia që na ka goditur befas të gjithëve”, ka shtuar ylli i Juves.
Ronaldo këtë sezon ka shkuar në kuotën e 35 golave, duke gjetur rrjetën edhe mbrëmë.