Ndërkombëtarët e dinë lojën e Ramës për të favorizuar PS-në në zgjedhje!

0
198

Shqetësimi i opozitës dhe shumë analistëve këtu në Shqipëri, sipas të cilit Edi Rama po përdor parlamentin ku mungojnë përfaqësuesit e gati gjysmës së votuesve, për të favorizuar PS-në në zgjedhjet e ardhshme, duket se është bërë tashmë edhe çështje ndërkombëtare.

Deklarata e fortë që ka ardhur ditën e sotme nga Christian Schmidt, një nga figurat kryesore të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, si dhe reporter për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU, tregon se ndërkombëtarët tashmë e dinë lojën elektorale që po luan Edi Rama me ndryshimet kushtetuese, që synon ti votojë në 30 Korrik.

“Me shqetësim të madh po shoh se Partia Socialiste po tenton ndryshime të tjera jashtë marrëveshjes: konkretisht po tenton heqjen nga Kushtetuta të së drejtës për koalicione parazgjedhore. Për të favorizuar vetveten?!”, bën një pyetje retorike reporteri Schmidt.

Opozita e bashkua faktikisht me anë të një lëvizje të beftë ia ka hequr alibinë e “listave të hapura” kryeministrit Rama, duke deklaruar se është pro hapjes së listave dhe madje 100% dhe jo në mënyrë gjysmake siç po tenton që ti bëjë Edi Rama.

“Kushti” i vetëm është që të partitë të jenë të lira si deri më tani, për të krijuar koalicione mes tyre. Pikërisht çështja e koalicioneve e cila maskohej deri më tani me “listat e hapura që i do populli”, ka nxjerrë zbuluar planin dhe lojën e Edi Ramës.

Pavarësisht nga qëndrimi i opozitës që tashmë përkon me “dëshirën e popullit”, kryeministri vazhdon që të tentojë të realizojë objektivin e tij për të penguar krijimin e një tren të madh elektoral anti-Ramë, duke ecur përpara në ndryshimet kushtetuese pa konsensus mbarë-politik dhe partiak.

Ky paralajmërim i deputetit gjerman vjen si konfirmim i vendosmërisë së Bundestagut, për të mos pranuar lojërat elektorale të Edi Ramës duke përdorur një parlament me vetëm 122 deputetë nga 140 që e përcakton Kushtetuta dhe të cilin e ka krejtësisht nën kontroll.

Më herët një prej figurave kryesore të politikës gjermane Johan Vadeful, e ka bërë të qartë se çdo ndryshim i njëanshëm i kushtetutës në lidhje me zgjedhjet dhe koalicionet parazgjedhore, do të ketë pasoja për integrimin e Shqipërisë në BE. Përveç Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi edhe SHBA dhe Britania e Madhe i kanë kërkuar kryeministrit që të mos tentojë ndryshimet kushtetuese, pa gjithë-përfshirjen dhe konsensusin e opozitës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here