Paranojat e Edi Ramës përballë humbjes së sigurtë të zgjedhjeve!

0
145

Nga Orjola Pampuri

Në përfundim të mandatit të dytë të qeverisjes, Edi Rama në vend që të bëjë bilancet e një dështimi galopant në çdo sektor, tenton të përdorë e shpikë çdo lloj mekanizmi me anë të të cilit llogaritë e tij tashmë të falimentuara mund ta shpëtojnë nga humbja. E të gjitha këto i bën ndërmjet kalkulimesh bazuar në lojëra të pista duke bashkëngjitur këtu dhe djemtë e tij problematike, trafikante, e mjeshtra të mashtrimit për shitblerjen e votës, duke fshirë nga çdo lloj kalkulimi votën e qytetarit, pikërisht të parën dhe të fundit mënyrë me të cilën një forcë politike vjen në pushtet.

Po ka një arsye madhore se përse nuk e kalkulon, sepse e di mirë që në çdo variant del i humbur, pasi ishte pikërisht ky që, shkatërroi institucionet e shtetit, duke e lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë, duke përvetësuar të gjitha pushtetet, ky armik i lirisë dhe votës së lirë, nuk mund të përballet më me Shqiptarët, sepse ata nuk mund t’ia falin;

-varfërinë ekstreme në të cilën po jetojnë deri në kufijtë e mbijetesës.

– shtresat në nevojë nuk ishin për asnjë moment në vëmendje të kësaj qeverie.

– personat me aftësi të kufizuar u perdorën për show, duke mos i dhënë zgjidhje dhe duke mos mbajtur asnjë premtim përballë tyre.

– borxhi publik pati rritjen më të madhe në këto shtatë vite.

– shtoi kushtet për çeljen e negociatave, falë korrupsionit, drogës, përfshirjes në politikë e shitblerje votash të personave me preçedente penale e trafikantëve, duke zbehur gjithnjë e më shumë ëndrrën e shqiptarëve për tu bërë pjesë e familjes së madhe Europiane.

– mbylli me qindra biznese të vogla, të mesme e të mëdha

– rriti taksat e nuk rriti pagat e pensionet

– në 7 vite shtroi aq km rrugë sa gishtat e dorës

– vuri traun në rrugën e Kombit, në atë rrugë ku ndjehemi krenarë për çdo km që përshkojmë, një ëndërr e madhe për çdo shqiptar, ku anti shqiptari tentoi të ç’bëjë këtë urë të madhe bashkimi.

-përzuri mjeke e inxhinierë, profesionistë të nderuar e qytetarë të ndershëm, të cilët përfaqësojnë shtresën e mesme, duke rrënuar me të varfërit e duke ‘ngopur orekset’ e një grupi oligarkësh që ushqejnë xhepat e tyre dhe te Edi Ramës me taksat e me gjakun e popullit. etj etj………

– Ndaj Edi Rama ka frikë të përballet me qytetarët.

– Ndaj marionetat e tij të dalura boje llomotisin nga mëngjesi në darkë si papagaj, atë që u mëson dështaku historik, të cilin e vetmja gjë që i jep shpresë në këto momente dhe nuk e ka lëshuar ende, është deliri, nëse dhe ky e lëshon, atëhere do të përfundojë si Narcizi, do të mbytet pikërisht në “pellgun” ku do të tentojë t’i mbushë mendjen vetes që ende vlen, ky do të jetë dhe fundi i Edi Ramës. Sido që t’i bëjë zgjedhjet humbja e tij është e sigurt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here