Tetë raste të reja janë konfirmuar këtë të hënë në Fier duke e çuar në 72 numrin e të infektuarve në këtë qytet.
Burime për Abc News bëjnë me dije se mes rasteve të reja të konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit një është vatër e re ndërsa rastet e tjera e janë kontakte.
Rasti i ri është një 80 vjeçar në Kuman të Rroskoveçit.
Ndërkohë numri i të infektuarve në vendin tonë deri më tani ka shkuar në 4880 persona mes të cilëve 144 kanë humbur jetën.