Duke marrë shkas nga infektimet e fundit nga pandemia, ku koronavirusi tashmë ka prekur edhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, gazetari Ylli Dylgjeri e krahason vendosmërinë e Edi Ramës për ta ndryshuar i vetëm Kushtetutën në seancën e 30 korrikut, me atë të Tursun Pashës.
Përmes rrjeteve sociale, Dylgjeri nuk e përjashton mundësinë që Rama ta imitojë Tursun Pashën duke i hedhur deputetët e infektuar me Covid në Kuvend për të arritur numrin e votave në 30 Korrik!
Reagimi i Ylli Dylgjerit
KUJDES, Rama mund të imitojë Tursun Pashën!
Rama mund t’i hedhë deputetët e infektuar me Covid në Kuvend për të arritur nr. votave në 30 Korrik!
Është njëlloj si Tursun Pasha që hidhte kafshë të infektuara te romani “Kështjella” e I. Kadaresë për të marrë kështjellën.