Ish-deputeti demokrat, Luciano Boci, ka denoncuar edhë njëherë farsën e zgjedhjeve në Universitete që do të mbahet pa votues më 30 korrik, duke e cilësuar si një process të ngjashëm me zgjedhjet politike të vjedhura nga kjo maxhorancë.
Postimi i plotë
Në kundërshtim me çdo normë ligjore, shëndetësore, akademike dhe morale, Rama dhe Shahini, po shtyjnë Universitetet drejt finalizimit të një procesi zgjedhor fals, të turpshëm, krejtësisht politik dhe antiligjor e antikushtetues.
Zgjedhjet po zhvillohen pa praninë e votuesit themelor studentin, dhe pa angazhim e plotë të pedagogëve nën një pandemi në rritje.
Kërkon t’i kapë Universitetet, për t’i përdorur ato si skalione lufte, në humbjen që i ka trokitur.
Zgjedhjet në Universitete po grabiten, dhunohen dhe manipulohen me të gjitha mjetet dhe format, me të njëjtën formulë, sikurse u grabitën zgjedhjet e 2017 me Gjushët e Avdylët.
Këto zgjedhje po zhvillohen nën një klimë terrori psikologjik dhe politik, sikurse u zhvilluan zgjedhjet e 30 Qershorit. Në shumicën e garave me një kandidat të vetëm, i cili në rast se nuk është i partisë shantazhohet dhe bllokohet.
Si të tilla, këto zgjedhje konsiderohen të pavlera, të papranueshme dhe nuk do të njihen si legjitime.
Për instalimin e paligjshmërisë dhe kaosit akademik dhe kryerjen e krimit zgjedhor akademik, Rama dhe Shahini duhet t’i dorëzohen SPAK-ut.
Në bazë të kodit penal, ato duhet të akuzohen dhe për rrezikimin e jetës dhe të shëndetit publik.
Ne jemi të angazhuar për t’i dhënë Universiteteve shqiptare një model qeverisje që buron nga interesat e larta akademike e shkencore.
Me një ligj të ri të Arsimit të Lartë dhe me një klimë ku sundon autonomia universitare, liria akademike dhe ligjshmëria kushtetuese, do të garantojmë zhvillimin e zgjedhjeve, ku garohet dhe fitohet me zgjedhje të ndershme e të lira, me meritë e vizione që i shërbejnë arsimit të lartë e universiteteve.
Vjedhja që Rama po i bën sot Universiteteve, do të jetë vjedhja e fundit që kryehajduti serial i siguron vetes së tij me pushtetin kriminal që ka themeluar.
Pushteti i tij po shembet e bashkë me të po vjen ndëshkimi.
Ndëshkimi që vjen nga bota universitare për të, do t’i bashkohet ndëshkimeve për të gjitha krimet zgjedhore që ai ka konsumuar përgjatë këtyre viteve.