Juristi Shkëlzen Berisha reagoi ndaj akuzave që ngriti sërish Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ndaj tij.
Berisha shkruan se Taulant Balla është i vetmi deputet në Europë që bën pushimet me një trafikant.
“Tualet, unë, si kur udhëtoj për punë, ashtu dhe për pushime me familjen time, paguaj me të ardhurat e mia të deklaruara dhe të taksuara. Kurse ti je i vetmi deputet në Europë, që në vend të gruas, udhëton e pushon me trafikantë droge, të cilët krejt pa pritur sapo kthehen nga pushimet me ty, përfitojnë miliona euro tendera nga paratë publike në shkelje të hapur të ligjit.
Mos u shqetëso për kredinë time në bankë, por shiko mos ke lënë ndonjë borxh pa shlyer nëpër kazino se për ato nuk merr dot as overdraft,” shkruan Berisha.