Analisti Fitim Zekthi, përmes ekranit të FaxNews në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” ka folur rreth aktualitetit politik në vend.
“Në terma të përgjithshëm do të thoshim se ky lloj mekanizmi neo-patrimonial që blen zgjedhjet është si puna e një kuçedre që ka bllokuar ujin në fshat. Kjo ka shkaktuar zi buke, thatësirë dhe mjerim, por kuçedra nuk mund të vritet pasi ka shumë koka dhe mund të rilindë sërish. Legjenda thotë që kuçedrën e konrollon një gjarpër që është në një guvë në mal ndaj për të shpëtuar duhet të shkohet te gjarpri. Në analogji kuçedra është qeveria shqiptare dhe gjarpri që e kontrollon është Edi Rama. Ka vetëm një zgjidhje dhe kjo është dalja masive por masive në zgjedhje kundra Edi Ramës”– tha Fitim Zekthi.