Studimi nga Zyra Federale e Statistikave: Një në katër gjermanë kanë origjinë emigrantësh

0
143

Sipas nje studimi Zyra Federale e Statistikave raporton se më shumë se një e katërta e banorëve në Gjermani kanë origjinë emigrantësh, një rritje kjo me më shumë se 2 % vitin e kaluar.

“Rreth 21,2 milionë banorë në Gjermani janë emigrantë ose pasardhës të emigrantëve, ekuivalent me 26% të popullsisë së përgjithshme”, deklaroi institucioni.

Shifra është rritur me 2,1 %, në krahasim me vitin e kaluar, rritja më e ngadaltë që nga viti 2011.

Zyra Federale përcakton këdo, që ka lindur pa shtetësi gjermane ose me të paktën një prind për të cilin vlen ky rasti, se ka një origjinë emigrantësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here