Zbardhet skandali/ SPAK kërkoi arrestim, flasin bashkëshortet: Burrat tanë kanë 2 vite të vdekur…

0
115

Kasem Lala dhe Besim Bregu, ishin komisionerë në zgjedhjet e vitit 2017 si përfaqësues të PS e PD në dy qendra  votimi të ngritura në shkollën e fshatit Rubjek të Shijakut.

Prej asaj kohe ishin vendosur nën hetim si pjesë e dosjes së famshme 339, për krime zgjedhore, por sipas burimeve pa u vënë në dijeni për të mos rrezikuar hetimin.

Tre vite nga zgjedhjet, SPAK përmbylli dosjen dhe emrat e Kasem Lalës dhe Besim Bregut ishin në listën me 22 persona për të cilët u lëshua urdhër arresti.

Por dy burrat kanë gati dy vite që kanë ndërruar jetë dhe të vejat thonë se u tronditën kur mësuan lajmin se ata ishin në listë për tu arrestuar.

Burri im në tetor bën 2 vite që ka vdekur. Nuk e di tani se shteti e ka ditur shumë mirë, se të ishte gjallë do të vinte në shtëpi. Ai ka vdekur, nuk e di pse duhet ta nxirrte shteti. Te banesa jonë nuk kanë ardhur, por kur kanë ardhur te shtëpia e të tjerëve janë tmerruar se kanë ardhur në 4 të mëngjesit. Të sillnin një fletë arresti për të tjerët. Mua nuk më ka ardhur gjë. Ky ka qenë komision, e ka vënë shteti. Se çfarë kanë bërë, nuk e di. Pse duhet të dalë shteti tani pas kaq vitesh që janë bërë votimet. Atëherë i kishte provat tamam. Sot vjen me polici në 4 të natës dhe tmerron gjithë miletin. Shteti duhet t’i kishte bërë verifikim. Të paktën të kishin respektuar vdekjes, të respektonin dhimbjen tonë.”

“Me 28 dhjetor 2018 është ndarë nga jeta, janë dokumentet të gjitha. Burri im është i çregjistruar, nuk e kuptoj sot pse thanë që nuk është. Unë brenda 40 ditëve kama bërë çregjistrimin dhe gjithë dokumentet. Dje thanë se u arrestua, sot thanë që janë dy veta të vdekur. Më duket se kanë qenë me PD-në.”

Burime nga grupi hetimor thanë se situata ishte krijuar për shkak se në sistemin që ata kanë verifikuar Kasem Lala dhe Besim Bregu regjistrojnë të çregjistruar.

Por dy gratë pretendojnë të kundërtën. Madje edhe burime nga Gjendja Civile në Durrës thonë se Kasem Lala dhe Besim Bregu rezultojnë të vdekur.

Dy të vdekur në kërkim, shfryu bujën e operacionit, ndërsa tronditi familjet e dy ish komisionerëve që kërkojnë që institucionet të respektojnë të paktën vdekjen dhe të mos u njollosin emrin!

Të enjten në Gjykatë pritet të bëhet rivlerësimi i masës së sigurisë dhe konstatimi i vdekjes për Kasem Lalën e Besim Bregun, dhe pushimi i hetimit për ta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here