Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se vendimi i sotëm i Parlamentit për ndryshimet kushtetuese tradhtoi interesat e qytetarëve shqiptarë.
“Një akt i cili tradhtoi interesat e Shqipërisë, qytetarëve, ndërkombëtarëve dhe shpërfaqi po themi gjithë autokratin e plakur, të sëmurë dhe të etur për pushtet që është Edi Rama. Sot jemi në kushtet kur Edi Rama është vendosur qartazi kundër interesave të qytetarëve shqiptarë.
Rama e ka mbyllur kapitullin me Shqipërinë. Edi Rama kërkon që duke hequr disa parti të koalicionit, mund të marrë dy tre mandate më shumë. Ne do t’i përgjigjemi me të njëjtën formë. Në 2005, me Fatos Nanon ndodhi e njëjta gjë dhe Partia Demokratike fitoi. Edi Rama është i dalë nga pushteti dhe të bëjë çfarë të dojë”, tha Salianji në Top Channel.