Meta vlerëson me rastin e 92-vjetorit të lindjes portierin legjendë të “Partizanit” Sulejman Maliqati me Dekoratën “Nderi i Kombit”

0
138

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me rastin e 92-vjetorit të lindjes,  portierin legjendë të “Partizanit” dhe Ekipit Kombëtar, Sulejman Maliqati. Me anë të një ceremonie solemne, Meta i akordoi Maliqatit, Dekoratën “Nderi i Kombit”, me motivacionin: “Për kontributin e çmuar, talentin dhe personalitetin e jashtëzakonshëm, si një nga portierët më të famshëm në historinë e futbollit shqiptar, legjendë e të gjitha kohëve”.

Postimi i plotë

“Urimet më të përzemërta, me jetë të gjatë e shëndet të plotë, i dashur Profesor Maliqati! I fortë gjithmonë, shembull për më të rinjtë! Sul Maliqati është një nga portierët më të famshëm në historinë e futbollit shqiptar, një legjendë e padiskutueshme e të gjitha kohëve, frymëzim dhe shembull për shumë gjenerata sportistësh, të cilët hynë në botën e sportit dhe arritën suksesin, të frymëzuar nga modeli i mjeshtërisë së tij.  Portieri i mirënjohur i ekipit të Partizanit dhe Kombëtares në vitet 1949-1965, është një nga ikonat e gjalla të futbollit shqiptar me një karrierë sportive të nisur me ekipin e Besës së Kavajës.

Profesor Maliqati është thesari i kujtimeve dhe emocioneve aq të paharruara të futbollit shqiptar, që na kujton portierët më të mëdhenj të historisë botërore të sportit. Më mirë se kushdo tjetër, talentin e tij e njihte e vazhdon ta kujtojë çdo lojtar që vinte para portës së tij, pasi ai ishte i pamposhtur dhe triumfues ndaj goditjeve më të pamundura për çdo portier tjetër. Sulejman Maliqati është fitues i 7 titujve kampionë dhe i 4 kupave të Shqipërisë.”, tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here