39-vjeçari gjendet i vdekur në oborrin e hotelit në Kosovë, ja dyshimet e para

0
152

Thomas Kortendiek, 39-vjeç, është shtetasi gjerman i cili është gjetur i vdekur në rrethana ende të panjohura, në oborrin e një hoteli në Mitrovicë. Ai kishte kohë që jetonte në Kosovë, duke punuar për një kompani që merrej me projektin e energjisë me erë, që po zhvillohet në Bajgorë të Mitrovicës. Vdekja e gjermanit nga Haselund është konfirmuar sot për IndeksOnline edhe nga zyrtarët policor në Rajonin e Mitrovicës. “Një person, shtetas i huaji, ka humbur jetën. Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka deklaruar Avni Zahiti, zëdhënës i policisë në Mitrovicë.

Ai ka thënë se viktima ishte i moshës 39 vjeçare dhe se dyshimet fillestare janë se ai është hedhur nga dritarja e hotelit ku po jetonte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here