Lubonja: Periudhë e vështirë dhe e rrezikshme deri në zgjedhje, ja çfarë i mungon PD-së!

0
115

Analisti Fatos Lubonja paralajmëroi një periudhë të vështirë dhe të rrezikshme për shqiptarët dhe politikën, deri në zgjedhjet e ardhshme. I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, Lubonja theksoi se kryeministri Edi Rama ka tendencë të kontrollojë zgjedhjet, fjalën e lirë, votën e lirë, në funksion të mbajtjes së pushtetit me çdo kusht.

A mund të sjellë kjo risi?
Shqetësuese mendoj se është fakti që ne kemi parë pak figura të reja, që konkurojnë me të vjetrit. Problemi nuk është thjesht se nuk janë, por nuk i shohim me një kontribut. Besoj se ky komisioni mund të jetë pozitiv, të paktën për të mos zgjedhur si këta që u futën tani në parlament, dhe që janë një katastrofë. Basha që i ka zgejdhur ata, ka një përgjegjësi shumë të madhe. Këta që do të jenë aty do të jenë më të përgjegjshëm për të mos zgjedhur më të tillë, që u bënë më armiq me partinë e tyre. Prapë kemi një problem këtu, se ky komision mund të bëjë punën e vetë, por nesër nuk e dimë si do jetë sistemi, a do shkohet me koalicione.

A mendoni se kjo lloj lëvizje krijon motivacionin brenda PD-së?

Ajo që dua unë të shikoj dhe që nuk e shoh në asnjë parti është ajo dinamika që vijnë ca të rinj, që sjellin edhe të reja, që zëvendësojnë një kryetar, që dalin aty, që bëjnë kritika për të kaluarën, në këtë mënyrë ecën dhe demokracia, dhe partia. Këtu kemi liderë që bëhen absolutë, si patriarkët që kontrollojnë gjithcka. Këtë nuk shoh unë, të rinj që ndalin liderin, duke I thënë ‘na ke cuar njëherë në luftë, njëherë në paqe, njëherë në breshër, etj’. Kjo nuk duket as te PD.
Po të shohësh PD italiane aty ke gjithmonë dhe fraksione, dhe lëvizje, edhe ndarje.

E gjithë kjo bëhet për zgjedhjet, si e parashikoni periudhën nga sot deri te zgjedhjet, do ketë të papritura?
Është një periudhë shumë e vështirë, e rrezikshme për demokracinë, përtej virusit. Virusi mundet ta clirojë madje, sepse unë shoh një tendencë të Edi Ramës, që me ndryshimet e njëanshme të dhunshme që bëri, apo me aktin e sotëm ndaj Ora Neës, që nuk dihet ku do të ndalojë, për të kontrolluar zgjedhjet, lirinë e fjalës, votën e lirë, në funksion të mbajtjes së pushtetit me cdo kusht. Do të kemi shumë të papritura.

Këta njerëzit e SPAK po japin sinjale se po bëjnë një drejtësi selektive në funksion të pushtetit, këta po quhen pjesë e regjimit. Gjëja më e rëndë në këtë situatë është selektiviteti. SPAK është më një anë. Kemi shenja të qarta të një regjimi që po shkon gjithnjë e më afër autoritarizmit, duke u bërë më i rrezikshëm dhe më i dhunshëm.

Do ketë një kundërpërgjigje nga shoqëria?
Ky popull është i nënshtruar, do të mbetet i ngordhur. Këtu ke gjithë krimin e organizuar që është në qeveri dhe po pasttron para. Kush janë këta që blejnë vila 500 milionë euro? Ca SPAK-u, këta janë bandë kriminale, që duan t’i nënshtrojnë të gjithë. Unë them se duhet bërë rezistencë, opozita duhet të jetë e ndërgjegjshme, të mos merret me ambasadat, por t’i hyjë me themel këtij narkoshteti.

Opozita do ta kishte të vështirë të dilte kundër këshillave të ambasadave…
Ndërkombëtarët janë ndërgjegjësuar, por kuru a bën fakt të kryer, çfarë do bëjnë ata, nuk sjellin dot policitë e tyre. Ju e patë cfarë ndodhi në Amerikë, ku u ngritën gjithë të zinjtë dhe e bënë lëmsh Amerikën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here