Edhe fshati Zhulat ne Gjirokastër eshte perfshire nga flaket.
“BalkanWeb” raporton se zjarri ka nisur që gjatë mbrëmjes së djeshme dhe vijon edhe sot, i favorizuar nga era
Zjarri dyshohet se është vendosur qëllimisht për hapjen e kullotës. Ndërkaq operacioni i shuarjes është i vështirë për shkak të terrenit të thyer.
Forcat zjarrfikëse, punonjës të pyjeve dhe banorët po bëjnë çdo përpjekje për shuarjen e flakëve.
Dy javët e fundit ka pasur një shtim të rasteve të zjarrvënies në kullota, problematikë shqetësuese dhe e përvitshme. Janë regjistruar gjatë kësaj periudhe 20 vatra zjarri dhe janë 3 ha kullotë e djegur.