Një nënë 51-vjeçare, e dëshpëruar për djalin e saj i cili vuan dënimin e përjetshëm në burg, ka vendosur të marrë një shtëpi me qira afër burgut dhe u përpoq të hapte një tunel të fshehtë për ta shpëtuar.
Ngjarja ka ndodhur në rajonin jugor të Zaporizhia, në Ukrainë. Gruaja ka përdorur lopata dhe arriti të gërmonte 35 metra nën tokë, nën burg. Tre muaj pasi kishtë gërmuar rreth tre ton tokë, ajo u kap nga policia dhe u arrestua.