Zllatan Ibrahimovic dhe Milan janë gjithnjë e më parë arritjes së marrëveshjes për rinovimin e kontratës. Në fillim kjo dukej e pamundur, Paolo Maldini fliste për një tratative jo të lehtë, por në fakt palët janë më pranë se kurrë. Drejtuesit e Milan janë takuar me agjentin e Ibrës, Mino Raiola, për të negociuar mbi kontratën e re. Ibra kërkon një mirënjohje ekonomike nga ana e klubit, fundja e meriton pasi arriti ti ndryshoj faqen ekipit.
Pavarësisht se është 39-të vjeç, Ibra kërkon 6 milion euro në sezon ndërsa drejtuesit e Milan po mendojnë ti ofrojnë 4-5 milion euro plus bonuse të ndryshme, të cilat do të jenë në varësi të paraqitjes së tij individuale. Me kontratën e re Ibra do të ketë sërish një rol kryesor në projektin e Milan, do të jetë ai në qendër të fazës ofensive, një tjetër detaj i rëndësishëm që i afron edhe më shumë palët në një rinovim të mundshëm. Pasi të kenë mbyllur marrëveshjen me Ibrën, Milan dhe Raiola do të diskutojnë edhe çështjen Donnarumma, sigurisht për portierin nuk e kanë me nxitim pasi Donnarumma ka një kontratë deri në vitin 2021.