Nëse SPAK do të hetojë, le t’i shkojë deri në fund… Le të hetojë si lindi Ora News!

0
202

Nga: Endira Bushati

Nëse SPAK do të hetojë, le t’i shkojë deri në fund….

Le të hetojë si lindi Ora News….

Mbesa 18 vjeç e A. Frangaj “fitoi” nga KKRT në 2006 një licencë televizioni….. dhe pastaj brenda 1 muaji ia shiti Ylli Ndroqit për rreth 700 mijë euro….

Le të hetojë se si A. Frangaj, pasi nuk la gur majtas e djathtas pa lëvizur për të shfuqizuar nenin 62 të ligjit të medias, kapi Gjykatën Kushtetuese në 2016 që e shpalli nenin antikushtetues….

Le t’i hetojë sesi këta Gjyqtarë Kushtetues, në kundërshtim me rekomandimet e BE, KiE dhe OSBE , e shpallën këtë nen antikushtetues, nen që garantonte që licencat kombëtare të mos përqendroheshin në një familje….

Le të hetojë AMAn, që në kundërshtim mesa rekomandonte gjithë Evropa, ishte zyrtarisht pro shfuqizimit të këtij neni….

Le të hetojë shitjen e ABC News, një program/kanal pjesë e një licence kombëtare….i cili sipas ligjit shqiptar nuk mund të shitet më vete…

Le të hetojë gjyqtarët, prokurorët, anëtarët e AMAs që në kundërshtim flagrant me ligjin, mundësuan që me 4 vota nga 5 që kërkonte ligji, dhanë me vendime gjykatash 4 nga 5 licencat kombëtare televizive për familjet Frangaj dhe Hoxha….

Le të hetohen Taulant Balla dhe çdo deputet i çdo partie në Komisionin e Medias që kishin detyrim ligjor të rregullonin nenin 62 të ligjit të medias, pas vendimit të GJK, dhe kanë 4 vjet që nuk bëjnë asgjë….

Le të hetohen të gjithë e gjithçka….

Kur SPAK të hetojë këto, mund të themi se diçka po ndodh në Shqipëri….

Deri atëherë….

Asgjë e re nga fronti i (Ri) Lindjes……

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here