Profesioni amerikan, Ian Bremmer ka qenë ndër të parët publikoi pamjet e shpërthimit gjigand në Portin e Beirutit në Liban, ndërsa raportohet se ka dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur.
Bremmer shkruan përkrah videos e cila ka marrë rreth 15 milionë klikime deri tani se Libani po përballej me një ekonomi të gjunjëzuar ndërsa ngjarja e sotme ia shton vështirësitë shtetit.
“O Zot. Ekonomia e Libanit po shembet dhe tani ky shpërthim masiv. Porti i Bejrutit (dhe shumë më tepër, nga pamja e tij) është shkatërruar plotësisht. Nuk mund ta imagjinoj numrin njerëzor që do të shohim”, shkruan profesori amerikan.
Vendi po përballet me probleme shumë të mëdha ekonomike, ndërsa kryeministri i Libanit, ka thënë se qeveria po bën të gjitha përpjekjet për të reduktuar përmasat e krizës financiare dhe problemet jetësore të qytetarëve dhe për të shpërndarë ndihma financiare për qytetarët e këtij vendi.
Kryeministri i Libanit është shprehur më herët për krizën: “Politikat e kaluara të Libanit kanë shkaktuar dëmtimin e gjendjes ekonomike, financiare, shoqërore dhe të jetës së qytetarëve të Libanit, prandaj nuk është për t’u çuditur se qytetarët dalin në rrugë dhe protestojnë, mirëpo në këtë mes ekzistojnë disa faktorë që po provokojnë protestuesit dhe po shfrytëzojnë protestat qytetare për të prishur imazhin e Libanit”.