Deputetja Fatjona Dhimitri ka reaguar rreth sulmit ndaj RTV Ora dhe Ora Neës dhe shprehet se është një goditje e qeverisë ndaj fjalës së lirë.
Dhimitri shton se në vend sistemi gjyqësor është i çuditshëm, nuk kap kriminelin, por merret me denoncuesin e kriminelit.
Dhimitri: Kur politikat e mbrapshta të qeverisë godasin fjalën e lirë! Ne Shqipëri, sistemi gjyqësor është i çuditshëm. Nuk kap kriminelin por merret me denoncuesin e kriminelit! Gjithmonë kam besuar në fjalën e lirë në një rend demokratik! Qeveria e Rilindjes përmes administrimit shtetëror kërkon të censurojë fjalën e lirë, kudo.