Zhvati një person për të marrë kredi, arrestohet “avokati” 30-vjeçar

0
196

Një 30-vjeçar nga Burreli është arrestuar nga policia pasi me anë të mashtrimit i kishte marrë para një personi tjetër për të kryer procedurat për një kredi.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me DVP Shkodër, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim A. C., 30 vjeç, banues në Burrel.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga DVP Shkodër, pasi me anë të mashtrimit, duke u paraqitur si avokat, ka përfituar nga shtetasi A. M., një shumë parash për kryerjen e procedurave për marrjen e një kredie.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here