Meghan Markle ka festuar dje ditëlindjen dhe urimi i mbretëreshës i ka çuditur të gjithë. Profili zyrtar i Royal Family në Instagram postoi këtë mëngjes një fotografi të Mbretëreshës, 94 vjeç dhe Meghan Markle në eventin e tyre të parë të përbashkët mbretëror me një mesazh të ëmbël:
“I urojmë Dukeshës së Sussex Gëzuar Ditëlindjen”! Ky postim u pasua menjëherë me një tjetër urim nga profili i Kate dhe William’s, Kensington Palace dhe llogaria e Clarence House, e drejtuar nga stafi i familjes së Princit Charles dhe Dukeshës së Cornwall.