Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur në një takim bashkëthemeluesit e lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e lirë” Florian Hackaj dhe Bledar Maliqi.
Meta shprehet se përfshirja e diasporës në proceset demokratizuese në vend do të ishte shumë e rëndësishme për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Postimi i presidentit Ilir Meta:
Kënaqësi të prisja sot bashkëthemeluesit e Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj dhe Bledar Maliqi.
Përfshirja më aktive e diasporës në proceset demokratizuese dhe vendimmarrëse për të ardhmen europiane të vendit është shumë e rëndësishme. ??