EDITORIAL
Që me marrjen e tepsisë së pushtetit krejt e vetme, Rilindja nisi batërdinë me paranë e shqiptarëve si asnjë qeveri më parë. Një sekt i ardhur në pushtet me ndihmën e krimit dhe narkotrafikantëve padyshim nuk mund të sillte të tjera rezultate.
Pas 3 vitesh nga mandati i dytë, Shqipëria gjendet në situatën më mjerane të saj në këto 30 vite pluralizëm. Situata ekonomike është aq e rëndë sa edhe vetë përfaqësues rilindas përflasin në kafene për batërdinë me financat e shtetit dhe shanset “ për të marrë çfarë ka ngelur”. Mjafton të lakojmë vetëm një fakt: Borxhi publik i vendit kapi 80 % të Produktit të Brendshëm Bruto!
Lidhja e qeverisë “Rama” me oligarkët në këto vite solli zhvlerësimin e biznesit dhe çoi direkt në falimetin e shumicës së sipërmarrësve të ndershëm. Koknkurenca e pandershme i rrudhi të gjitha bizneset e vogla, ku shumë prej tyre falimentuan.
Më rënduese u bë situata gjatë karantinës për shkak të pandemisë, ku ndihma fare minimale e qeverisë ndaj biznesit me paketat mjerane ëtë cilat na rënditën të fundit të Rajon, e shtyu edhe më shumë sipërmarrjen e lirë drejt greminës.
Ngado ku shkon në Tiranë, sheh dyqane të mbyllura apo me etiketën sipër tyre “falimentuam prej ramavirusit” apo “shitet biznesi”.
Më e rëndë duket situata për qytetarët jo sipërmarrës. Pjesa më e madhe e tyre kanë prekur fundin. Qeveria “Rama” në gjithë këto vite mendoi vetëm për veten, duke u zhytur në luks e ndërsa për qytetarët edhe ato pak çikërrima që siguronin me punën e tyre të ndershme, ja morir me taksat e dyfushuara. Taksa progressive padyshim ka qenë dështimi më spektakolar i rilindasve, i cili ka sjellë pasoja të rënda te qytetarët.
Ndërkaq raporti i fundit i UNDP faktoi se janë shtuar plot 230 mijë të varfër nga keqqeverisja dhe korrupsioni. Shqipëria po shkon drejt dyfishimit të ushtrisë së të varfërve. Dhe kjo është “meritë” e posaçme e Rilindjes.
Të gjithë qytetarët në intervistat televizve ku shfaqen publikisht përcjellin realitetin e dhimbshëm ku po jetojmë. Falimenti dhe varfëria janë dy “kryeveprat” e Rilindjes, sekt të cilin qytetarët as nuk duan më t’ja shohin bojën.
Tanimë do të jetë detyrë e opozitës së bashkuar, e cila nesër ne Qeveri duhet t’i sigurojë shqiptarëve punësim, mirëqënie dhe integrimin në BE. Rilindja na ktheu keqazi prapa dhe për këtë meriton ndëshkimin më të merituar popullor në zgjedhjet e ardhshme!