Loja e Rilindjes: A duhet më Berisha?! I vetmi debat duhet: Të shporrim mafien dhe Rilindjen!

0
155

Dje filloi një lojë e stisur mjeshtërisht nga Rilindja se “A duhet më Sali Berisha si deputet në PD!”. Por ky nuk është debati i ditës dhe i muajve në vijim, pasi ç’organizon PD dhe krejt antirilindjen shqiptare.

Berisha ka rol historik, rol të cilin nuk e ka mbaruar pa shporrur këtë bandë të madhe të Rilindjes. Ndaj Lulzim Basha dhe krejt opozita duhet të organizohen dhe mobilizohen, të gjithë pa përjashtim, në një përbashkim të madh kundër MAFIES DHE RILINDJES.

Ky duhet të jetë debati!

Sepse ndonëse mund të ketë tek-tuk edhe antiBerishë në FRONTIN E MADH, por nuk duhet harruar se deri tani Berisha po denoncon dhe shkatërron mafien shtetrore, e jo vetëm me statuse. Shumë socialistë i shkruajnë Doktorit për bëmat e PS dhe qeverisë.

Ndaj vetëm përbashkim si në kohë LUFTE!

Në luftë duhet jo vetëm Komandanti, por edhe “kryekomisari” shpirtëror, Berisha, si frymëzues antiregjim./kohajone

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here