Një grua 67 vjeçe në Laprakë, në rrugën “Gjon Kastrioti” është gjetur e vdekur.
Gruaja me iniciale V.R jetonte vetëm me djalin e saj J. Z. 45 vjeç, i cili u mor në pyeje nga policia për të sqaruar se si ka ndodhur.
Trupi i së ndjerës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, për të verifikuar nëse vdekja ka qënë natyrale apo për shkak të dhunës.
Policia dhe grupi i hetimit shkuan në vendin e ngjarjes për të hetuar mbi shkakun e vdekjes së 67 –vjeçares V.R.