Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi ka bërë thirrje sot që vaksinimi kundër koronavirusit të bëhet i detyrueshëm.
“Me gjithçka që kemi kaluar, nëse vaksina vjen, çfarë do të bëjmë? A i lëmë lirinë e zgjedhjes dhe i mbyllim të gjithë në shtëpi për tre muaj të tjerë? Vaksinat nuk janë opsionale: nëse ekziston një vaksinë e vlefshme, do të duhet të jetë e detyrueshme”, u shpreh Renzi.
Komentet e ish-liderit, i cili i la socialdemokratët në fund të vitit 2019 dhe themeloi partinë e tij, Italia Viva, bien ndesh me ato të kryeministrit Conte, i cili tha të dielën se vaksinimi duhet të jetë i mundur, por jo i detyrueshëm.
Italia deri më tani ka regjistruar më shumë se 250,000 raste të koronavirusit dhe më shumë se 35,000 víktíma.