Nga Gent STRAZIMIRI
Megjithëse numri i rasteve COVID është nën kontroll dhe vdekjet kanë rënë, Evropa zien nga debati se:
* me nga sa miliarda euro dhe cila shtresë apo cili biznes duhet ndihmuar më shumë…
* sa duhet të jetë ulja e taksave dhe ndaj cilit biznes apo shtresë…
* mbulimi i shpenzimeve fikse të bizneseve duhet të jetë 75%, 85% apo 100%…
* cilat shpenzime dhe deri në çfarë mase duhet të shkurtojnë qeveritë për të përballuar situatën, dhe me ç’shumë do kontribuojë BE për të arritur maksimumin…
Qeveritë e kryeministrat janë në kulmin e punës!!!
Këto janë lajmet në secilin prej vendeve të njerzillikut!!
Në Shqipëri ku rastet janë 5 fishuar, vdekjet janë jashtë kontrollit, bizneset falimentojnë çdo ditë:
* asnjë shkurtim shpenzimesh për PPP dhe koncesione…
* koncesione e PPP të reja për rrugë e tunele që s’i duhen askujt…
* asnjë ndihmë as edhe indirekte nga qeveria madje as debat mediatik mbi situatën…
I vetmi lajm është se kryeministri është me pushime?!
I vetmi shqetësim është se pse këtë radhë ka veshur brekë…