Vasili: Shqiptarët në kohën që po mbijetojnë, s’ka paketa të vërteta efektive nga qeveria…

0
99

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar raportin se pandemia e Covid-19 ka goditur konsumin dhe se inflacioni i korrikut ka shkuar në 1.4%. Sipas tij, shqiptarët hallin kryesor kanë mbijetesën. Nga ana tjetër, ai nënvizon se ekonomia në krizë të thellë, pasi s’ka as investime as të huaja dhe as vendase. ”Nuk ka paketa të vërteta efektive nga qeveria që realisht ndihmojnë bisnesin të ecë dhe të mbijetojë”.

Postimi i plotë

Shqiptarët shpenzojnë gjithnjë e më pak, pra kanë hallin kryesor vetëm mbijetesën. Inflacioni i korrikut 1.4%. Buxheti i familjes shqiptare në agoni të thellë.

Ekonomia në krizë të thellë pasi s’ka as investime as të huaja dhe as vendase. Nuk ka paketa të vërteta efektive nga qeveria që realisht ndihmojnë bisnesin të ecë dhe të mbijetojë.

Praktikisht Shqipëria po ha veten dhe zhvillimi ekonomik po bën hapa shkatërrimtare prapa. Vetëm e vetëm demagogji dhe premtime mashtruese kjo është vetëm ajo që di të bëjë Rilindja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here