Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn tha të mërkurën se ishte skeptik në lidhje me Rusinë si vendi i parë që dha miratimin për një vaksinë COVID-19.
Spahn tha se ishte e rëndësishme për të patur një produkt të sigurt, të testuar sesa thjesht të ishte i pari.
“Nuk ka të bëjë me të parën në njëfarë mënyre ka të bëjë me një vaksinë efektive, të testuar dhe për këtë arsye të sigurt“, tha Spahn për radio Deutschlandfunk.
“Për të pasur besim te një vaksinë e tillë, unë mendoj se është shumë e rëndësishme, madje edhe gjatë një pandemie, të bëjmë siç duhet studimet, testet përkatëse dhe veçanërisht t’i bëjmë ato publike. Problemi është se ne dimë shumë pak për të pasi autoritetet ruse nuk janë shumë transparente”, shtoi ai.
Vaksina e Rusisë, e cila do të quhet “Sputnik V” në homazh të satelitit të parë në botë të lançuar nga Bashkimi Sovjetik, nuk ka përfunduar ende testet përfundimtare. Miratimi erdhi pas më pak se dy muajve të testimit njerëzor.
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi dje se Rusia ka siguruar vaksinën kundër Covid-19. Ai tha se vaksina është ka dhënë efekte pasi është testuar tek njerëzit.
Madje Putin pohoi se edhe vajza e tij është një ndër vullnetaret që ka injektuar vaksinën.