Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikua deklaratat e Edi Ramës, të bëra disa muaj më parë, ku mburrej për suksesin e qeverisë.
Vasili thotë se kryeministri gënjete disa muaj më parë për situatën dhe sot që mashtrimet kanë dalë në shesh është zhdukur nga ekranet dhe nga drejtimi i emergjencës.
Postimi i plotë:
Ja si genjente i Fandaksuri per Pandemine!(VIDEO).
Sukseset me medha imagjinare per Pandemine e COVIDI-it i paskësh arritur i Fandaksuri!
Ekspertizen me te madhe nderkombetare per Pandemine e COVIDI-it e ka Shqiperia me Komitetin e Eksperteve, thote i Fandaksuri!
Shqiperia eshte me mire nga te gjithe dhe nuk ja ka zili askujt ne bote per perballimin e Pandemise, derdellit i Fandaksuri!
Po pse nuk flet me i Fandaksuri po ka muaj qe eshte zhdukur.
Vetem sot jane 141 raste te reja me COVID ose 5 here me shume se i ashtuquajturi piku i pandemise ne prill, ndersa rritja e vdekjeve eshte teper e rende.
Kur flet dengla propagandistike, per te fituar kapital politik, ne vend te punes serioze, te thelluar dhe te bazuar ne shkence ndodh kjo qe po ndodh.
Dhe tani po keta te qeverise, qe e genjyen popullin me sukseset mashtruese tani si xhagajdure te pacipe e bejne me faj popullin edhe per Pandemine, nderkohe qe ç’organizimi, mosfinancimi dhe ekspertiza e dobet dhe e improvizuar nga sot ne neser jane te gjitha pergjegjesi e tyre.
Shiheni VIDEON dhe krahasoni realitetin me ato qe thoshte i Fandaksuri!
https://www.facebook.com/petritvasil/videos/922808264893111/?t=0