Shëndetësi falas?!! Shqiptarët përballojnë nga xhepi 58% të pagesave…

0
155

Shtatë vjet nga premtimi për shëndetësi falas për të gjithë, shqiptarët  paguajnë nga xhepi për marrjen e këtyre shërbimeve më shumë  krahasuar me fqinjët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se vlera totale e pagesave nga xhepi të qytetarëve është pothuajse sa 58% e shpenzimeve totale për shëndetësinë. Gjithashtu, Banka Botërore nënvizon se niveli i lartë i pagesave informale bën që kjo gjendje të godasë më shumë pjesën më të varfër të popullsisë.

Mbështetur në tabelat e buxhetit të qeverisë shqiptare, shpenzimet për funksione të lidhura me shëndetësinë janë sa 3.35% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Duke shtuar edhe buxhetin total të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, që financohet pjesërisht nga kontributet, kjo vlerë arrin në total sa 6.5% e prodhimit kombëtar të parashikuar për vitin 2020.

Ky nivel shpenzimesh vlerësohet relativisht i ulët, po të kemi parasysh se ka vende të rajonit si Serbia apo Bosnja ku shpenzimet shëndetësinë janë në kufijtë e 9%, ndërsa në disa vende të Bashkimit Europian shpenzimet reale për shëndetësinë janë në vlera dyshifrore.

Pas shpërthimit të epidemisë së Covid-19, qeveria rriti buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë me 2.5 miliardë lekë në raport me atë fillestar. Në muajt e fundit, vendi ka përfituar edhe financime të konsiderueshme nga institucione ndërkombëtare dhe donator, ku më i fundit ishte financimi prej 16 milionë eurosh nga Banka Botërore. Por, sërish rritja e kapaciteteve për të përballuar më mirë situatën epidemike ka qenë e kufizuar. Numri i testimeve është larg niveleve të rekomanduara, kryerja e analizave molekulare ende bëhet vetëm në një laborator të vetëm, ndërsa hapja e spitaleve të reja ende nuk është kryer, megjithëse situata paraqitet e rënduar, sidomos në mjediset e Sanatoriumit./ SCAN

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here