Nga Bledian Koka
Sms-te e meposhtme (me te bardhe) jane prova e pakundershtueshme e kercenimeve te vazhdueshme qe Erion Veliaj i dergonte kohe pas kohe Ylli Ndroqit si presion per te mos i dhene hapesire kauzes se Teatrit Kombetar. Solidarizimi i pare shkon per kolegen e nderuar Beti Njuma e cila per hir te profesionalizmit anatemohet me nje gjuhe rrugaci nga Erion Veliaj. E dyta, ky eshte treguesi i qarte dhe mekanizmi okult qe perdoret rendom nga Erion Veliaj per te kercenuar dhe shantazhuar cilendo media qe nuk i bindet dhe nuk i nenshtrohet ne propaganden e tij te perditshme dhe te neveritshme. Publikimi i ketyre mesazheve dhe presioneve nga Presidenti i RTV Ora Ylli Ndroqi prej Erion Veliajt eshte nje akt qe duhet pershendetur pasi si asnjehere tjeter, ne kemi ne dore provat e qarta te nje personi tejet te rrezikshem i cili sot ka pushtet dhe qeveris mbi 1 milion banore. Ne nje vend normal keto prova do ta dergonin sonte ne polici Erion Veliajn dhe SPAK-u duhet te ndermerte sot, jo neser, sot procedim penal ndaj Kryebashkiakut te Tiranes per shperdorim detyre dhe shantazh…
p.s…te shohim deri neser a jemi nje vend normal!