Mjeku i njohur kardiokirurg, prof. Edvin Prifti në një postim në “Facebook”, e cilëson shoë mediat shfaqjen e radhës së funksionarëve më të lartë të OBSH dhe flet për mungesë profesionalizmi nga ana e kësaj organizate për të cilën thotë se duhet të ishte vendi ku të lindnin protokollet e trajtimit, linjat e guidës, kufizimi apo edhe eliminimi i pandemisë në kohë.
POSTIMI I PLOTË
Shfaqja e radhës të funksionarëve më të lartë të OBSH-ËHO. Një show mediatik, që mbase në epokën populiste që jetojmë ku diletantizmi është bërë shprehi kudo, mund të dëgjohet dhe pranohet deri diku nga publiku i gjerë, por në asnjë mënyrë nuk ka të bëjë me profesionalizmin që kjo organizatë duhet të përfaqësonte.
Duhet të ishte vendi ku të lindnin protokollet e trajtimit, linjat e guidës, kufizimi apo edhe eliminimi i pandemisë ne kohe etj. Nuk kam qene aspak dakord me vendimin e presidentit Trump për te mos financuar këtë organizate, por ne te vërtetë shpresoja qe me iniciative te tij, ne transformimin radikal te saj. U deshën 10 muaj qe te arrihej ne këtë konkluzion?! Pas mese 10 muaj te shfaqjes se SARS-COV2 flasin po te njëjtat gjera pa asnjë perspektivë për te ardhmen:
1. Nga diskutimi i “specialisteve” te OBSH i tregohet publikut nëpërmjet mas medias koncepte vulgare shkencore te nivelit te kohës se Pasteur tipike te një scientia vulgaris ipsum plebe rusticus.
2. Ne momentet e para edhe pse laboratorët e Wuhan janë te OBSH nuk “dinin” ose mbase nuk donin te flisnin se për çfarë bëhej fjale. Kjo mbase do te mjaftonte te izoloheshin vetëm laboratorit dhe njerëzimi nuk do te kishte këtë përballje. Kjo ishte humbja e shansit te pare.
3. Nuk ka asnjë autokritike ndaj vetë organizatës dhe se si ajo menaxhoi hapat fillestare te epidemisë ku mbase vetëm izolimi i Kinës do te ishte zgjidhja parësore. U humb shansi i dyte. Këtu duhet shtuar qe bashkëpunimi me qeverinë kineze i kësaj organizate i tejkalonte kufijtë e raporteve normale ne me te paktën e thënë kjo!
4. Edhe pse nuk u izolua mund te merreshin masa për testime te udhëtareve ne aeroportet e Kinës dhe ne vende te tjera. Nuk e dhanë as këtë rekomandim. U humb shansi i trete.
5. Deri ne këto momente nuk jepnin asnjë informacion shkencor valid për publikun, mbi masat e nevojshme dhe këtu nuk mund te shfajësohen se nuk njihnin virusin pasi ky virus njihej prej 17 vjetësh. U humb shansi i katërt.
6. Kur vendet e Evropës Jugore u preken rende dhe ishte tashme evidente ecuria, nuk bene asnjë përpjekje decizive për te mbrojtur pjesët e tjera te globit u humb shansi i peste.
7. Ne këto moment kur ishte e qarte se ç’po ndodhte nuk dhanë asnjë linje guide për tu aplikuar psh qe duhen kaq shtretër terapie intensive për 1 mil banore, kaq ECMO, kaq mjeke intensivist, kaq infermiere instensivist, kaq mjeke infeksioniste, cili do te ishte Covid team i trajtimit, cili do te ishte roli i çdo qelize te sistemit, sa duhet te rriteshin financimet për përballimin, sa shtretër spitalore dhe terapie intensive duhet te shtonte çdo vend qe te kishte një përballje te qëndrueshme. U humb dhe shansi i gjashte.
8. Pasi u infektuan 20 mil dhe afërsisht 750 mije vdiqën, i takonte kësaj organizate bënte investigim publik dhe transparent për t’i treguar gjithë planetit se Pse dhe si ruheshin viruse te tille ne laboratorët e WHO ne Wuhan dhe pse pikërisht atje, si ndodhi dhe u prodhua historia e lakuriqeve te natës si origjina dhe pse nuk përmendet me, si funksionuan sistemet e sigurisë, çfarë niveli i inxhinierisë gjenetike dhe biologjisë molekulare është aplikuar ne laboratorët e Ëuhan e shume te tjera si këto. U humb shansi i shtate.
9. Ne një moment deciziv për njerëzimin si është e mundur qe OBSH nuk nxjerr asnjë protokoll rekomandues por vetëm trajtime opsionale?! Ku janë shkencëtarët e saj? Ku janë laboratorët? Ku është e gjithë ajo armate qe kur është mobilizuar ka kthyer fatet e njerëzimit. U humb dhe shansi i tete.
Tani duhet të dëgjojmë nga OBSH sugjerimet që Pasteri i madh i jepte dyqind vjet me pare. I gjithë njerëzimi i di. Te gjithë e dine qe duhen lare duart, duhet distancim social, maskat etj dhe te gjitha duhen zbatuar. Për fat te keq, jo vetëm ne Shqipëri po kudo, njerëzit nuk i zbatojnë.
A e dini pse, kolege te nderuar, pasi pikërisht OBSH, organizata dhe organizma qeveritare dhe jo qeveritare nuk u treguan transparent dhe te sinqerte. E pra, këta funksionare te departamenteve te OBSH te cilët fshihen pas ndonjë vetrate mbi liqen ne qytetin e mrekullueshëm te Gjenevës, duhet të jene promotoret e ndryshimit dhe jo te shpjegojnë se sa i thjeshte është një virus si një entitet biologjik por sa vrastar është ai, pasi ky është një koncept qe njerëzimi ka kohe që e di.
Sikurse edhe ky koleg na e tregon qe virusi “nuk ka tru” por ama ia ka kaluar OBSH për nga performanca dhe rezultati, ç’duhet të mendojë njerëzimi, nëse ky virus ka një tru që e menaxhon? Në 16 mars 2020 në një artikull timin te titulluar “Të pathënat e koronavirusit dhe inteligjenca virale” ku shpjegoja pikërisht që ky virus është gjithmonë një hap përpara inteligjencës njerëzore. Sigurisht një artikull i tille i përket shkencës dhe publicistikes dhe kur dëgjon reporterët e WHO të flasin në të njëjtën gjuhë më duket një habi e madhe, pasi te gjithë i kemi sytë tek ata dhe terapitë dhe zgjidhjet e mundshme.
E pra një diskutim i tille ne sallat e prononcimeve për mediat te OBSH duket krejt i pavend. Realisht OBSH-WHO duhet imediatisht të riformohet dhe riformatohet dhe te distancohet nga burokracia teknokrate. Vetëm ne këtë mënyrë do ti jepej përgjigjja e duhur atyre qe e mendojnë si presidenti i SHBA.
Pas gjithë këtyre humbjeve te shanseve nuk kemi asnjë dorëheqje nga kjo organizate, asnjë mea culpa dhe asnjë dëshire për t’u transformuar. Sigurisht që një organizate pan planetare për shëndetin e njerëzimit është e domosdoshme por ajo duhet të ketë në përbërje të saj profesionalizmin, shkencën transparencën për publikun dhe jo këtë histori 10 mujore që mbase në opinionin tim personal duhet të ishte shumë më e ndryshme, pasi çdo veprim apo mos veprim i gabuar ndikon në mënyrë direkte në numrin e vdekjeve, shëndetin e popullatës, cilësinë e jetesës, mbylljen e shoqërive njerëzore, kolapsit ekonomik dhe për rrjedhoje varfërinë dhe konfliktet në shkallë të gjerë.
Ja pra sa e domosdoshme është një OBSH-ËHO në nivelet e duhura dhe jo në deklarata banale maskash dhe distancimi social të cilat i përshtaten më shumë spoteve publicitare që mund të transmetohen në çdo kanal televiziv. Të shpresojmë që reflektimi do të vijë me kohën.