Shano nuk përmbahet, reagon ashpër: Kjo qeveri godet bizneset për një grusht oligarkësh, turizmi në nivel mjeran…

0
151

Eksperti i ekonomisë, Dritan Shano, duke folur në “News 24” deklaroi se Shqipëria ka qenë në gjendje të krizës ekonomike që përpara se të niste pandemia e koronavirusit.

Shano u shpreh se edhe situata aktuale ekonomike është e rëndë, duke thënë se jemi gati në një katastrofë.

“Duhet të shtohet numri i testeve të koronavirusit. Situata ekonomike ka qenë e rëndë që përpara tërmetit. Nga pas 26 nëntorit 2019, situata ekonomike është përshpejtuar shumë. Kjo sepse ra tërmet në një zonë të rëndësishme ekonomike për vendin tonë. Shumë biznese nuk dinë se cfarë të bëjnë. Mendoj se qeveria duhet të disbursonte paratë e premtuara. Situata është e rëndë dhe ne kemi tendera edhe për qeleshet. PPP nuk janë ndërprerë, madje kemi koncesione që nuk kanë nisur as nga puna”, tha Shano.

Dritan Shano theksoi se turizmi është në mëshirë të fatit, ndërsa tha se kjo qeveri godet bizneset në favor të disa oligarkëve.

“Turizmi shqiptar mendoj se mbështetet në letër, por realiteti është dramatik. Kemi ekonomi që mezi i shërben turizmit. Turizmi është një sektor vërtetë problematik. Ne nuk kemi dhënë para ndaj njerëzve, shumë pak fare. Është turp i madh. Në mes të pandemisë u prish Teatri, skandal i madh. Sot kemi bregdetin e jugut që është ndarë në 4-5 njerëz. Që nga 2013 kemi sjellë të dyfishtë, kemi sulm ndaj biznesit, duke iu thënë burg, burg, burg, iu ka marrë para shumë. Ka sulmuar bizneset në favor të disa klientëve të tij”, u shpreh Shano.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here