Shqiptarët kalojnë me hapin e “breshkës” drejt Greqisë, radha 20 km nuk ndryshon…

0
128

Radha e automjeteve në Kakavijë vijon të mbetet e pandryshuar. Ndonëse me ritme mjaft të ngadalta, në orët e pasdites së sotme disa prej qytetarëve që presin për të hyrë në tokën helenë kanë arritur të kalojnë në anën tjetër.

Por shtimi i atyre që kanë ndërmarrë rrugën drejt Greqisë për të mbërritur atje para 17 gushtit ka bërë që radha prej 20 kilometrash të mos pësojë asnjë ndryshim.

Gazetari i ABC News Orgest Sako ka ndjekur nga afër situatën e krijuar në Kakavijë që prej orëve të para të mëngjesit e deri në mbrëmje

Ai raporton se qytetarët vijojnë të presin në kushte të vështira pavarësisht ndërhyrjes së autoriteteve në ndihmë të tyre.

Qeveria greke ka njoftuar se të gjithë ata që do të futen në Greqi në periudhën 17-31 gusht do të jenë të detyruar të qëndrojnë në karantinë për 7 ditë.

E kjo ka bërë që shqiptarët të nisen drejt shtetit helen, për të mbërritur atje para kësaj date.

Pala greke njoftoi sot se në dy pikat kufitare, atë të Kakavijës dhe atë të Kapshticës do kalojnë 1050 udhëtarë në ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here