Tensionet në Bjellorusi, policët përqafohen me demostruesit…

0
216

Në Bjellorusi vijojnë protestat prej ditësh kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale. Ndërsa tensionet janë në rritje, një moment i veçantë ka ndodhur gjatë demostratës sot.

Të paktën 50 punonjës policie u përqafuan nga protestuesit antiqeveritar në Minsk, pasi demonstruesit i thirrën policët “vëllezër”, shkruan abcnews.al.

Ngjarja u regjistrua para disa ndërtesave qeveritare në kryeqytet. Protestuesit gjithashtu bërtisnin, “Sveta President”, duke iu referuar politikanes së opozitës Svetlana Tikhanovskaya e cila thotë se ajo fitoi shumicën në zgjedhjet presidenciale shumë të kontestuara të së dielës.Autoritetet e Bjellorusisë thonë se

Presidenti Aleksandër Lukashenko fitoi 80.1% të votave, në një proces zgjedhor për të cilin shumë besojnë se ishte i manipuluar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here