Pas orësh të tëra pritjeje në makinë, qytetarët shqiptarët kanë kaluar drejt shtetit grek.
Duke folur për Abc News ata nuk e fshehin gëzimin që më në fund po ikin, ndërsa shprehen se do ta mendojnë dy herë rikthimin në vendin e tyre pas asaj që kaluan.
“Më në fund do kalojmë. Tani ndihemi mirë. Jemi shumë të lumtur.
Faleminderit shumë dhe juve që mendoni për ne. Keni bërë një punë të shkëlqyeshme.
Mos të marrë mallit të vish në vendin tënd. Pas dy vitesh do vijmë tani”, shprehen ata.