Këngëtari i njohur kosovar, Ermal Fejzullahu ka ndarë gjatë këtyre javëve momente të ndryshme duke shijuar pushimet brenda Shqipërisë.
Ermali ka treguar se çdo fundjavë e ka kaluar në jugun e vendit tonë, midis miqsh, darkave të shumta dhe ambienteve të bukura ku ai është ndodhur.
Edhe ditën e djeshme, Fejzullahu ka ndarë disa momente nga pushimet e tij luksoze në jaht duke shijuar pijet dhe drekën në mes të detit.
Duke qenë se pandemia ka mbyllur kufijtë, shumë prej personazheve kanë zgjedhur bregdetin e Shqipërisë për të kaluar pushimet e tyre verore.