Shehu: Jo arnime, po testim 24-orësh në të katër pikat kufitare….

0
163

Nga Tritan Shehu.

Rama – i dështuar, gjendja tragjike kufitare nuk zgjidhet me arnime. Situata në përkeqësim aty, që ka si arsye keqmenaxhimin e pandemisë prej tij duke na futur në një krizë të rëndë shëndetësore e izolim, të identifikuar si “delja e zezë Covid” në Europë, kërkon një zgjidhje afatgjatë e jo vetëm për 24 orë!

Një nga shkaqet kryesore të kësaj është numri i ulët “afrikano qendror” i testimeve dhe bllokimi me dhunë si talebanët, i laboratorëve për shumë muaj, duke krijuar një dëm të pallogaritshëm në nivelin shëndetësor e izolimin e vendit, që tashti duhet kohë për t’u rikuperuar.

Sidoqoftë, së paku për të stabilizuar disi atë gjendje në kufirin me Greqinë, qeveria jonë duhet të organizojë me urgjencë e në marrëveshje me palën greke:

Testimin e vazhduar PCR 24-orësh, direkt në të katër pikat kufitare, duke aktivizuar të gjitha kapacitetet e mundshme laboratorike apo dhe të tjera të kontraktuara nga jashtë, siç bëhet kudo në botë.

Ky duhet të jetë propozimi i parë i yni ndaj palës greke, e cila çdo ditë po realizon për shqiptarët në kufi më shumë testime se sa shteti ynë bën në të gjithë vendin, pikërisht për të përmirësuar gjendjen aktuale e për të filluar lehtësimin e regjimit të kalimit të qytetarëve tanë në tërësi jo vetëm drejt Greqisë, por më tej dhe vendeve të tjera.

Gjithashtu është i domosdoshëm edhe realizimi në nivel vendi minimalisht i 2500 testeve të tjera PCR ditore gratis, përveç disa mijëra serologjike.

Rama nuk mund të fshehe përgjegjësitë e tij e as gjendja nuk përmirësohet duke u sjellë si një ufo i sapoarritur në Shqipëri, as si struci, apo vetëm duke iu lutur palës greke në këto momente shumë të vështira për sot dhe për nesër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here