Tensionohet situata në Kakavijë, Arben Joco: Jemi të kushtëzuar nga pala greke. Qytetarët: Nuk durohet më!

0
155

Qytetarët që presin në radhë në Kakavijë kanë debatuar me efektivët e Policisë dhe drejtorin e Kufirit të Gjirokastrës Arben Joco.

Sipas qytetarëve nuk durohet më situata në radhë prej katër ditësh madje një qytetare theksoi se do derdhet gjak pasi po pret ilaçet nga pala greke dhe nuk lejohet t’i marrë për një person që është me trompozë.

Arben Joco theksoi se pala shqiptare është e kushtëzuar nga pala greke dhe pritet njoftimi i tyre.

Në një moment pati një irritim dhe konfrontim mes qytetarëve dhe Policisë por që zgjati vetëm pak sekonda, raporton News 24.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here