Ambasadori gjerman ‘çmend’ grekët me postimin për Ali Pashë Tepelenën: Luani i Janinës

0
173

Ernst Reichel, ambasadori gjerman në Greqi ka bërë një postim në rrjete sociale dedikuar Ali Pashë Tepelenës, të cilin e cilëson si udhëheqësin e Janinës.

Në shkrimin e tij, thotë se Ali Pasha u vra pasi u përpoq të krijonte shtetin e pavarur të Epirit duke iu kundërvënë Perandorisë Osmane.

‘Ali Pasha, kryetari osman ose ‘Luani’ i Janinës u përpoq të krijonte një shtet të pavarur në Epir. Ai dështoi dhe u vra. Trupi i tij pa kokë u varros këtu. Në një histori tjetër, ai mbyti 18 vajza lokale sepse nuk pranuan të bashkohen me haremin e tij’, shkroi Reichel, ndërsa nuk u prit aspak mirë nga grekët që e cilësuan si një provokim.

Në komente thonin se ambasadori duhet të jepte dorëheqjen pasi postime të tilla konsiderohen të papranueshme sepse situate mes Turqisë dhe Greqisë është tepër e tensionuar. Amasadori nuk hezitoi të reagonte sërish duke i thënë se Ali Pashë Tepelena nuk ka lidhje me cfarë bëhet sot.

‘Të dashur inatcinj, çfarë ju shqetëson këtu: Që unë simpatizoj Ali Pashën, i cili u rebelua kundër osmanëve? Apo që unë nuk e simpatizoj? Dhe cila është lidhja e Ali Pashës me situatën e ditëve të sotme?’, është përgjigja e Reichel ndaj komentuesve.

ImageImage

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here