Kursi i këmbimit/ Dollari humb pikë, euro rritet lehtë ndaj Lekut…

0
159

Në tregun e këmbimit valutor vendas, dollari amerikan u dobësua të hënën në raport me lekun, ndërsa euro shënoi një rritje të lehtë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet sot me 123,86 lekë ose 0,03 lekë më shumë se një ditë më parë.

Ndërsa monedha e gjelbër amerikane u zhvlerësua me 0,41 lekë dhe këmbehet me 104,65 lekë.

Paundi britanik dhe franga zvicerane, këmbehen sot me lekun respektivisht në vlerat 137,11 lekë dhe 115,35 lekë.

Monedha britanike është zhvlerësuar me 0,17 lekë ndryshe nga franga zvicerane që është forcuar me 0,10 lekë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here