Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë, që të sigurojë tamponë falas për emigrantët.
Sipas kreut të Shtetit, është e pamundur që një familje të paguajë 120-140 euro për tamponë.
Më tej Meta tha se qeveria nuk duhet të lejojë që situata të tilla të përsëriten sërish.
“Dua të falenderoj median për rolin e veçantë që luajti për sensibilimizmin.
falenderoj gazetarët që kontribuan për shëndetin e familjarëve. Jemi një vend rekord për emigrantë.
Të gjithë strukturat duhet të ndjekin me përparësi lëvizjen e shtetasve Qeveria duhet të sigurojë tamponë falas për qytetarët. Një tampon nga 120-140 euro është i papërballueshëm.
Qeveria duhet të subvencionojë tamponët dhe të marrë masa që situata në Kakavijë të mos përsëritet kurrë.
Falenderoj mediat për rolin e jashtëzakonshëm dhe t’u kërkoj ndjesë qytetarëve që kaluan ato netë e ato ditë me sakrifica të jashtë zakonshme”, tha Meta ndër të tjera.
Presidenti gjatë fjalës së tij, bëri me faj qeverinë shqiptare për situatën e krijuar në Kakavijë. Sipas tij qeveria nuk mori masa dhe nuk informoi qytetarët në kohën e duhur.