Si gjithmonë!! Rama shpërfill përgjegjësinë për krizën në Kakavijë, ja se çfarë shkruan…

0
130

Kreu i qeverisë, Edi Rama, nuk i ka përfillur kritikat e forta të Presidentit Ilir Meta për papërgjegjshmërinë që ka treguar qeveria shqiptare duke shkaktuar krizën humanitare në Kakavijë dhe në veçanti, akuzën se ishte ai vet, fajtori i shumëfishtë i saj, si Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm njëherësh.

Rama ka replikuar me Presidentin duke ia zbehur qëllimisht rolin dhe duke iu drejtuar thjesht si kreut të një partie.

“Fajësimi i qeverisë për situatën në Kakavi, – shkroi Rama në Fb, – thjesht një sebep i radhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abuzon me institucionin e lartë, për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politike! Ndërsa argumentet për fajësimin pastaj pfff… parodi tipike alla Baba Xhike.”

Një ditë më parë, Rama, la një mesazh të gjatë në Facebook, ku si shkaktarë të situatës në Kakavijë gjeti  qeverinë greke dhe kërkesën e saj për testim si dhe vet qytetarët shqiptarë që dyndeshin drejt kufirit dhe nuk njihnin rregulla.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here