Përplasen dy makinat luksoze, dëmi arrin vlerën 3.5 milionë euro

0
149

Dy makina u përplasën në rrugën e kalimit San Gottardo në Zvicër, por ky nuk ishte një aksident si gjithë të tjerët, pasi u përplasën një Porsche 911 dhe një Bugatti Chiron.

Bëhet me dije se nuk ka të lënduar, por makinat superluksoze pësuan dëmtime të konsiderueshme me vlerë rreth 3.5 milion euro.

Përplasja mes makinave ishte e pashmangshme, ndërkohë që në aksident u përfshi edhe gjithashtu një veturë të tretë (një Mercedes) dhe kamerën.

Fatura e dëmit për pronarët e dy makinave ishte e kripur. Shtypi zviceran flet për 3.7 milion franga, ekuivalent me 3.5 milion euro, një shifër e konfirmuar nga burime policore në kantonin e Uri.

Porsche në fakt ishte shkatërruar pothuajse i gjithi nga goditja, njëjtë si Mercedes (shoferi i të cilit duhej të transportohej në spital).

Bugatti Chiron e gjeti veten me një front të thërrmuar: një model, çmimi i të cilit fillon nga 2.9 milion euro dhe është i aftë të tejkalojë 400 km / orë shpejtësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here