Nga Floida Kërpaçi
Shqetësimet e prindërve vijnë në rritje teksa afron data e rifillimit të shkollave 9 vjeçare dhe gjimnazeve.
Shpërthimi i pandemisë në shkurt detyroi prindërit të dedikoheshin më aktivisht në mësimet e fëmijëve duke marrë dhe rolin e mësuesit gjatë qëndrimit në shtëpi, ndërsa nxënësit e të gjitha moshave i detyroi përdorimin e një platforme online kaotike, joefektive dhe plot probleme.
Shëndeti i fëmijëve dhe e drejta e tyre për arsim cilësor nuk duhet të trajtohen si çështje të dorës së dytë.
Pa humbur kohë duhet të garantohet arsimi i sigurtë dhe cilësor i fëmijëve si dhe kushte dinjitoze të punës për mësuesit në të gjithë vendin.
Me rifillimin e vitit arsimor Shqipëria nuk mund të kthehet e gjitha si rasti i Kakavisë, kjo do të ishte fatale!