Vogëlushja e ‘Ertugrulit’ feston ditëlindjen, aktori i përgatit festën përrallore

0
183

Dy vite më parë aktori turk Engin Altan Duzyatan u bë baba për herë të dytë.

Bashkëshortja e tij Neslisah solli në jetë një vajzë të cilën çifti e quajtën Alara.

Ditën e djeshme Alara kishte ditëlindjen e në këtë ditë të veçantë Engin, i njohur si “Ertugrul” nga seriali i famshëm historik, kishte përgatitur një festë përrallore.

“Gëzuar ditëlindjen bebja ime”-shkruan “Ertugrul” në foton ku shihet duke mbajtur vajzën në krahë, në ambientin e rrethuar me tollumbaca e zbukurime.

Në një postim tjetër aktori tregon tortën gjigante shumë të këndshme për ditëlindjen e së bijës.

Engin ka edhe një djalë me emrin Emir. Ai dhe bashkëshortja e tij u martuan në vitin 2014./revistawho.com

Image

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here