Kosova nuk do të marrë ftesën për të konkurruar në festivalin e këngës evropiane Eurovision. Lajmi është bë i ditur nga Unioni i Transmetuesve Evropian EBU, sipas të cilit as për këtë vit nuk e kanë në plan ta ftojnë Kosovën në garën më të njohur të këngës evropiane.
“Tani për tani, nuk ka plane për të ftuar Kosovën dhe as Kazakistanin që të marrin pjesë në garën e Këngës së Evrovizionit 2021,” ka bërë të ditur EBU për ueb faqen ESCXTRA.